Sabotimet e AAP të Palestinës ndaj Gazës

Autoriteti Autonom i Palestinës nuk po lëshon lejet përkatëse për transferimin e personave të sëmurë nga rajoni i Rripit të Gazës në vendet e tjera për kurim.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) të martën deklaroi se Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës dhe regjimi sionist janë përgjegjës për krijimin e problemeve ndaj Hamas dhe nuk po lëshojnë lejet përkatëse për transferimin e personave të sëmurë nga Rripi i Gazës për kurim në vende të tjera ose në spitalet e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan. Vlen të theksohet se palestinezët e rajonit të Rripit të Gazës të cilët kanë nevojë për shërbime mjekësore dhe që duhet të transferohen në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, së pari duhet të marrin dokumentet përkatëse nga AAP dhe pastaj të marrin leje nga regjimi sionist. Në lidhje me këtë çështje Jusef Abu Rejsh, një prej funksionarëve palestinezë në Gaza, deklaroi: “Aktualisht për shkak të ndalimit të hyrjes së medikamenteve në Rripin e Gazës dhe mospranimit të AAP dhe të regjimit sionist që të lëshojnë lejet përkatëse për transferimin e personave të sëmurë, ekziston mundësia që të shtohet në masë të madhe numri i vdekjeve të personave të sëmurë në këtë rajon”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne