Sa’d Al-Hariri: Me kërkesë të Mishel Aun, do ta shtyjë dorëheqjen time

Sa’d Al-Hariri ka deklaruar se me kërkesë të Mishel Aun, presidentit të Libanit, do ta shtyjë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit të Libanit.

Kanali televiziv Sky News njoftoi se Sa’d Al-Hariri të mërkurën pas takimit me Mishel Aun, presidentin e Libanit, me Nabie Bari, kryetarin e Parlamentit të Libanit, deklaroi: “Mishel Aun, presidenti i Libanit, më kërkoi mua që ta shtyjë dorëheqjen time për një kohë tjetër dhe unë e pranova këtë kërkesë në mënyrë që të bisedojmë në lidhje me motivet dhe arsyet e këtij vendimi”. Sa’d Hariri ka thënë se i qëndron besnikë zotimit të tij për bashkëpunim me Mishel Aun për ta mbrojtur Libanin përball zhvillimeve të rajonit dhe theksoi se në takimet e tjera që do të zhvillojë me funksionarët e tjerë të Libanit, do të gjejë rrugëzgjidhje për kalimin e kësaj krize./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne