Sadik Khan kërkon nga May definicionin e qartë të Islamofobisë

Kryebashkiaku i Londrës tha se është edhe vet në shënjestër të sulmeve antiislamiste  dhe kryebashkiaku i Londrës i bëri thirrje kryeministes britanike që të merret me këto probleme.

Kryebashkiak i Londrës, Sadik Khan ka dënuar shumëllojshmërinë dhe shpesh kundërshtuese të deklaratave të Kryeministes të Britanisë së Madhe dhe në një letër të hapur i ka kërkuar kryeministres Theresa May që të pranojë një definicion të ri të Islamofobisë.

Gazeta Guardian tha se Sadik Khan në letër porositë për dhënien e sigurisë së muslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar, pas sulmeve në Zelandën e Re, nuk paraqet vetëm një çështje politike.

“Duhet të çrrënjosim Islamofobinë dhe Antimuslimanizmin dhe  keqtrajtimn që ka  hyrë në jetën tonë të përditshme dhe në rrjedhat politike,” tha njeriu i parë i Londrës.

Partia Laburiste dhe Partia Liberale Demokratike tashmë e kanë miratuar definicionin, në të cilin thuhet se Islamofobia është lloj i racizmit kundër Islamit dhe muslimanëve.

“Është jetësore që të gjitha partitë politike të jenë udhëheqëse e përpjekjeve për zgjidhjen e kësaj problematike dhe të jenë shembujt më të mirë për komunitetin”, tha Khan dhe shtoi se konservatorët duhet të bëjë më shumë nga të tjerët dhe t’i bëjnë të gjithë të ditur se Islamofobia është e papranueshme.

50 njerëz u vranë në sulmet terroriste në dy xhami në Christchurch në Zelandën e Re, ditët e  fundit janë gjithnjë e më shumë sulme ndaj myslimanëve në Britaninë e Madhe.

“Nuk po punohet vetëm për politikë partiake, kjo është shumë më e rëndësishme nga ajo”, ka thënë Khan dhe shtoi se miratimi i definicionit të Islamofobisë në Britaninë e Madhe ishte mesazhi më i fuqishëm për të paraqitur këtë nuk është vendi në këtë vend.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne