Saga/ Babai i muxhahedines në Manzë, në 2003 tentoi të flijohej që MEK t’i lironte të bijën

Shqiptarja.com publikon sot dy artikuj të tjerë ku dalë në dritë fakte të reja rreth sagës së Somaye Mohammady e cila ka prodhuar një përplasje të fortë mes prindërve të saj që kanë ardhur në Shqipëri ta takuar dhe MEK që thotë se kjo familje punon për interesat e Iranit. Të dy artikujt janë botuat në gazetën kanadeze National Post nga gazetari Stewart Bell. Në këtë shkrim të tretë të një seri prej gjashtë investigimesh tregohet sakrifica e Mustafa Mohammady babait të Somayeh i cili vetëm e vetëm që e bija të lirohej nga MEK tentoi të vetëdigjej pasi u lye me benzinë përpara ambasadës franceze në Kanada. Pjesa e katër e kësaj serie shkrimesh tregon për një familje kanadeze, që u përfshi thellë në grupin gueril iranian – por tani është penduar. Në këtë shkrim gazetari Stewart Bell tregon kalvarin e gjatë të përpjekjeve për të nxjerrë nga kampi vëllain e Somayeh, Mohammadin.

“MEK e dinte se Mohammadi ishte i pakënaqur në kamp. Në vend që ta linin të lirë ata e mbyllën në një kontenier, tregon Mohammadi në një intervistë ekskluzive për National Post.  I mbyllur në kontejner ai merrte vetëm një gotë çaj çdo mëngjes dhe në orën 3:00 merrte bukë, djathë dhe një gotë ujë. Këtu ai kishte kaluar momente shumë të vështira, ku kishte humbur shumë peshë dhe mendonte se do të vdiste” thekson gazetari Stwart Bell. Gjashtë vite pas publikimit të këtyre shkrimeve organizata MEK në Shtator 2012 u nxorr nga lista organizatave terroriste të OKB pasi u dakortësuan të heqin dorë nga sulmet terroriste po ashtu edhe të de-radikalizohen.

Sakrifica e babait, Stewart Bell, National Post, E martë, 26 shtator 2006

Një iranian i kishte vendosur zjarrin vetes së tij në Romë për të protestuar kundër goditjes së qeverisë franceze ndaj MEK-ut.

National Post nëpërmjet një hetimi ka zbuluar se grupi i jashtëligjshëm terrorist Mujahedin-e Khalq rekrutoi adoleshentë në Kanada dhe i dërgoi jashtë vendit për të përmbysur me forcë qeverinë iraniane.

Sot në pjesën e tretë do të flasim për një familje kanadeze që u përfshi thellë në grupin e guerilasve dhe më pas u pendua.

Në orën 11 të mëngjesit më 19 qershor 2003, Mustafa Mohammady kishte ndaluar makinën e tij në Sussex Drive në Otava, kishte hapur derën e shoferit dhe i ishte drejtuar ambasadës franceze.

Në njërën dorë mbante një kuti benzine dhe në tjetrën një çakmak.

Dy ditë më parë, policia franceze anti-terroriste kishte arrestuar Maryam Rajavin, udhëheqësen e Muxhahidin-e Khalq, grupit terrorist që po lufton për të përmbysur qeverinë iraniane.

MEK-u kishte mobilizuar të gjithë mbështetësit e saj, duke i urdhëruar të dilnin në rrugë në shenjë proteste. Në këtë kohë në ambasadën franceze në Londër një grua me emrin Neda Hassani kishte vdekur pasi i kishte vënë zjarrin vetes.

Protestuesit ishin mbledhur jashtë ambasadës franceze duke bërtitur dhe me pankarta në duar. Në këtë demonstrim merrte pjesë edhe Mostafa.

Mostafa në një intervistë deklaroi se kishte shkuar në ambasadë pas marrjes së një thirrjeje nga një aktivist i MEK-ut me emrin Sima.

Sima i kishte thënë se arrestimi i znj. Rajavi ishte një fatkeqësi dhe nëse Mostafa nuk bënte diçka për lirimin e saj, fëmijët e tij do të ishin në rrezik.

Megjithëse Mostafa kishte qenë një aktivist i MEK-ut në Iran dhe Kanada, tha se ndoqi udhëzimet jo nga ndonjë përkushtim i zellshëm për kauzën, por sepse mendonte se kështu do të ndihmonte vajzën dhe djalin e tij.

“Gjithçka ka të bëjë për fëmijët e mi”, tha ai.

Në vitin 1998, vajza e tij 17-vjeçare, Somayeh, një studente e në shkollë të mesme në Etobicoke ishte rekrutuar nga MEK-u. Vetëm një vit më pas djali i Mostafait, Mohammadi u bashkua me të në kampin Ashraf.

Fëmijët e tij kishin bërë katër vite që qëndronin atje dhe nuk ishin kthyer.

Kampi Ashraf ishte një kompleks i madh paramilitar 100 kilometra në perëndim të kufirit iranian. Saddam Husseini i kishte dhënë tokën MEK-ut, që ta përdorte si terren për sulmin ndërkufitar në Iran.

Muxhahidinët në Kampin Ashraf e konsideronin veten si shpresën e vetme të Iranit kundër ekstremistëve fetarë, të cilët kishin marrë pushtetin në revolucionin islamik të vitit 1979. Por, MEK-u kishte shumë pak mbështetje popullore brenda Iranit dhe kishte pak ose aspak shanse për të fituar.

Pastaj amerikanët pushtuan Irakun.

Brenda pak javësh me fillimin e operacionit Liria e Irakut, ushtria amerikane pushtoi kampin Ashraf dhe çarmatosi MEK-un. Pas ç’armatosjes dhe marrjes së 10,000 armëve të vogla dhe 300 tankeve, MEK-u kishte marrë fund.

Në këtë kohë çdo anëtar i MEK-ut, që donte të largohej nga kampi Ashraf ishte lënë i lirë. Shumë prej tyre u larguan, ndërsa të tjerë qëndruan për shkak se kishin ende besim në këtë organizatë dhe ndoshta shumë të tjerë nuk kishin asnjë vend tjetër për të shkuar. I vetmi vend ku mund të shkonin ishte Irani, ku  e dinin mjaft mirë se do të ndaloheshin, torturoheshin ose vriteshin.

Por grupet e të drejtave të njeriut thonë se ka pasur një arsye tjetër pse ata nuk u larguan: MEK-u nuk do t’i lejonte ata. Human Rights Watch thotë se ata që u përpoqën të largoheshin nga Ashraf u etiketuan si “të zhdukur”, të burgosur dhe të torturuar, madje disa u vranë. MEK-u i ka hedhur poshtë këto akuza të cilësuara si gënjeshtra të spiunëve iranianë.

“Qeveria iraniane ka një raport të tmerrshëm për të drejtat e njeriut, por do të ishte një gabim i madh për të promovuar një grup opozitar që është përgjegjës për abuzime të rënda të të drejtave të njeriut”, tha Joe Stark i Human Rights Watch.

Në shtator të vitit 2003 ushtria amerikane hapi një kamp “Dezertorësh”. Ky kamp u quajt Temporary International Presence Facility dhe shërbente si një kamp tranzit për ish muxhahidinët, që u larguan nga kampi Ashraf dhe duan të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Një zyrtar kanadez i emigracionit me seli në Jordani, i cili vizitoi kampin e të zhdukurve, e përshkroi atë në një raport në Otava si një nga kampet më të mira për refugjatë. Kjo kishte ndodhur në vitin 2004, pasi më vonë aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se kushtet ishin përkeqësuar dhe banorët janë të etur të dalin prej aty.

Ky kamp ka një hapësirë prej gjashtë hektarësh dhe më shumë se 200 muxhahedinë kanë lënë Ashrafin dhe jetojnë nën mbrojtjen e forcave amerikane.

Somayeh nuk ishte në mesin e tyre.

Somayeh kishte vendosur të mos shkonte në kampin e SHBA-së, por donte të kthehej në Kanada. Në vitin 2004 ajo i kishte drejtuar një letër ambasadës kanadeze në Amman, ku i kërkonte ndihmë për t’u kthyer në Toronto.

Në këtë kohë gjërat dukeshin të zymta për kampin Ashraf dhe sundimtarët e rinj të përkohshëm të Irakut donin që baza të ç’montohej dhe po flisnin për depërtimin e banorëve të kampit në Iran.

Arrestimi i Maryam Rajavit ishte një tjetër dëm për MEK-un, i cili konsiderohej tanimë një grup terrorist. Muxhahedinët vendosën të kundërpërgjigjen dhe pjesë e kësaj shfaqjeje duhet të ishte edhe Mostafa.

Më 5 prill 1992, rreth 40 njerëz të armatosur sulmuan ambasadën iraniane në Ottava për të protestuar ndaj një sulmi ajror mbi një bazë Muxhahidine në Irak.

Disa njerëz u plagosën. Shumica e demonstruesve ishin anëtarë të MEK-ut, sipas një raporti të Canadian Security Intelligence Service të marrë nga National Post.

“Sulmi i Otavës ndodhi disa orë pas bombardimeve në Irak, duke ilustruar nivelin e lartë të organizimit dhe angazhimit të MEK-ut brenda Kanadasë”, thuhet në raportin e CSIS.

Sulme të ngjashme u kryen njëkohësisht në ambasadat iraniane në 13 vende të tjera. Organizatori i sulmit të ambasadës së Otavës, Robab Farahi-Mahdavie, më vonë u deportua në Britani.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, arrestimi i Znj. Rajavi i kishte vënë ambasadat franceze në qendër të vëmendjes së MEK-ut. Në këtë kohë një komandant nga baza sekrete e MEK-ut kishte telefonuar Mostafën duke i thënë se kjo ishte periudha më e mirë, ku ai mund të bënte diçka.

Por, sipas disa deklaratave askush nuk i kishte thënë Mostafës t’i vinte zjarrin vetes, por ky i fundit mendonte se kjo ishte e vetmja mënyrë që muxhahidinët mund t’i lejonin fëmijët e tij të ktheheshin në Kanada.

Teksa i ishte afruar ambasadës franceze Mostafa kishte nxjerrë kavanozin me benzinë që mbante në dorë. Ndërsa derdhi benzinën mbi kokë ai bërtiste parrulla kundër qeverisë iraniane dhe u mundua t’i vinte zjarrin vetes. Por ndërhyrja e kalimtarëve në kohë, të cilët ia morrën nga dora çakmakun dhe e shtrinë në tokë, arriti ta shpëtojnë.

Kampi Ashraf abuzon me të drejtat e njeriut!

“Abuzimet me të drejtat e njeriut në organizatën Muhahedin-e Khalq kundrejt anëtarëve disidentë të saj shkonin nga izolimi i zgjatur dhe i vetmuar, në rrahje, abuzime verbale dhe psikologjike, rrëfime me dhunë për faje që ata nuk kanë bërë, kërcënime për vrasje, dhe tortura që në dy raste çuan në vdekje… …

“Dezertorët që kërkonin të largoheshin nga organizata arrestoheshin dhe mbaheshin brenda një kontanieri [rimorkiatorë të parafabrikuar]. Paraburgimi brenda këtyre kontanierësh ishte një formë dënimi i MEK-ut, për ata që konsideroheshin se kishin gabuar dhe duhet të reflektonin për gabimet e tyre… …

“Lloji i tretë i paraburgimit i raportuar nga dëshmitarët përfshinte burgim, torturë fizike dhe marrje në pyetje brenda burgjeve të fshehta në kuadër të kampeve të MEK-ut. Këto burgje përdoreshin kryesisht për persekutimin e disidentëve politikë, dhe ekzistenca e tyre ishte e panjohur për shumicën e anëtarëve. Kjo formë burgimi, thotë Human Rights Watch ishte e panjohur për shumë disidentë, deri sa ata e përjetuan vetë atë ferr.”

“Një nga dëshmitarët e intervistuar nga Human Rights Watch, Mohammad Hussein Sobhani, kishte kaluar tetë vjet e gjysëm në izolim, nga shtatori 1992 deri në janar të vitit 2001, brenda kampeve të MEK-ut. Një dëshmitar tjetër, Javaheri-Yar, i ishte nënshtruar për pesë vite burgimit ne izolim në burgjet e MEK-ut, nga nëntori 1995 deri në dhjetor 2000. Të dy ishin anëtarë të rangut të lartë që synonin të largoheshin nga organizata, por për shkak të njohurive të tyre të gjërave brenda, ata nuk mund të lejoheshin  ta bënin këtë.”

Burimi: “No Exit: Human Rights Abuses Inside the MKO Camps,” Human Rights Watch, Maj 2005.

PËRGJIGJE E MEK-ut!

Udhëheqësja e Muxhahidin-e Khalq, znj. Maryam Rajavi, e përshkroi raportin e Human Rights Watch kundër Organizatës Popullore Moxhahedin të Iranit, si një katalog i pohimeve të rreme dhe një shembull i turpshëm për të ndihmuar diktaturën fetare të Iranit.

Znj. Rajavi shtoi: “Ky raport nuk përmban asgjë të re. Këto janë një sërë akuzash nga agjentë të njohur të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë të regjimit iranian. Nëse nuk është bërë asnjë hetim ndaj Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit për të sqaruar këtë raport, atëherë duket qartë axhenda politike që qëndron pas saj”.

Burimi: maryam-rajavi.com.

ke.mu./b.ha./ shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne