Saimir Tahiri largohet nga Shqipria në drejtim të Gjermanisë

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, person nën hetim nga prokuroria, ka udhëtuar këtë të premte drejt Gjermanisë, vend anëtar i hapësirës Shengen.

Burime konfidenciale konfirmojnë lajmin për Top Channel, ndërsa avokati i tij Maks Haxhia ka deklaruar se Tahiri ka udhëtuar në cilësinë e një njeriu të lirë.

Ky udhëtim vjen pas një heshtjeje të gjatë të ish-ministrit, që një ditë më parë mungoi në Parlament, ku emri tij ridoli në skenë.

Ndërkohë, burime të tjera shtojnë se arsyet janë familjare.

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne