Saimir Tahiri lirohet nga arresti shtëpiak

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri fiton lirinë. Tahiri do të gjykohet në gjendje të lirë në lidhje me hetimin e nisur ndaj tij për trafik të drogës në bashkëpunim me banda kriminale.

Vendimi u mor sot nga Gjykata e Apelit, e cila shfuqizoi dy vendime të gjykatave, për arrest me burg dhe masën që Tahiri kishte së fundi deri ditën e sotme, atë të arrestit shtëpiak.

Kështu, pas dy javëve në arrest shtëpie, ish-ministri shqiptar do të jetë i lirë.

Avokati Maks Haxhia në një prononcim për mediat, pas seancës të mbajtur për mbi dy orë pa praninë e gazetarëve tha se “përfundimisht zoti Tahiri është pa masë”

“Prokuroria mbështeti qëndrimin e prokurorisë së shkallës së parë. Ishte një fitore sepse ka një praktikë të zgjeruar të gjykatës, që përcakton rastet dhe kriteret kur merret një masë sigurie”, tha Haxhia.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne