Shqiperia

Saimir Tahiri mbërrin te Krimet e Rënda, pritet pretenca e Prokurorisë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për seancën e radhës të gjyqit kundër tij.

Prokuroria për Krimet e Rënda pritet të lexojë pretencën për ish-ministrin, si dhe të kërkojë masën e dënimit për të. Pretenca e Prokurorisë ndaj ish-ministrit Tahiri u shty në muajin korrik, për shkak të nisjes së pushimeve verore.

Saimir Tahiri shoqërohej sot nga avokati i tij, Maks Haxhia, ndërsa në seancën e fundit para pushimeve, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkurtuar.

Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’./balkanweb/

OPINIONE