Shqiperia

Saimir Tahiri ose “Shefi i madh”, biseda tjetër ku e përmendin kushërinjtë

Sipas asaj që përshkruan prokuroria shqiptare, roli i Saimir Tahirit në trafikun e drogës ishte ajo e njeriut që mbronte bandën dh garantonte imunitet nga policia.
Pikërisht këtë rol kishte “Shefi i madh” një person ende i paidentifikuar, por që ka dalë nga përgjimet e telefonatave të Habilajve nga italianët. Kështu ndërsa Moisi Habilaj merrej me mafiozët italianë të Katanias, vëllai i vogël Floriani kishte nën kontroll situatën në Shqipëri. Ai është përgjuar pas një vizite në Tiranë, ku kishte takuar “Shefin e madh”, që dyshohet se është Saimir Tahiri. Lexoni më poshtë bisedën e përkthyer nga përgjimet e italianëve:

Floriani: Jam nisur që dje në Tiranë dhe tani sapo erdha në Fier.

Moisiu: Pse?

F: Më kërkoi shefi i madh

M: Cfarë kërkonte?

F: Asgjë, për këtë… për situatën

M: Aha…fole direkt me të?

F: Më priti në 11:30, më dërguan edhe taksi të më merrnin

M: E çfarë të tha?

F: Më pyeti si është situata

M: Që domethënë…?

F: Më tha që të mos shqetësohesha, sepse është çështje orësh dhe se të mos mendohesha shumë.

M: Duhet t’i thoshe që ne nuk kemi asnjë faj, këtë duhet t’i thoshe.

F: Po ja thash që ne nuk kemi faj e më tha që ata e bëjnë qëllimisht që unë t’i telefonoj

M: Edhe ne e kemi ditur këtë gjë dhe për këtë arsye nuk e kemi shqetësuar

F: Ai më tha që e kemi telefonuar dhe i kishte kërkuar që të mos përzihej me lojërat e fatit.

M: E kishte telefonuar (Duke nënkuptuar një person të tretë)

F: E kishte telefonuar ky i madhi.E kishte marrë në celular. Unë i thashë që ne nuk godasim, na ka shqetësuar na ka shkatërruar të gjithë biznesin.

M: Në rregull

F: Më tha, “ik i qet mos u shqetëso”.

OPINIONE

INTERVISTA