Bota Sport

Salah dhe Mane i kap finalja e Champions-it në mes të Ramazanit

Mohamed Salah është kërcënimi më i madh i Realit të Madridit në finalen e Champions League, që do të luhet në Kiev.

 Ylli i Liverpulit ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer dhe po lufton me Messin për Këpucën e Artë. Gjithashtu, ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të Premier League.

Por, në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij deri tani, Salah ka mundësi që të mos jetë në formën e tij më të mirë. Arsyeja? Egjiptiani është mysliman dhe finalja e madhe do ta kapë në mes të Ramazanit. Këtë vit, muaji i Ramazanit do të nisë në 15 maj e do të përfundojë në 14 qershor, ndërsa finalja e Champions-it do të luhet në 26 maj.

Pra, në finale Salah do të jetë duke agjëruar. E njëjta gjë do të ndodhë me një tjetër mysliman të Liverpulit, Sadio Mane.

OPINIONE

INTERVISTA