Salah: Jam subjekt i gjykimit politik

Udhëheqësi i Lëvizjes Islame Palestineze, sheiku Raed Salah, tha se kundër tij është duke u ekzekutuar një “gjykim politik” e jo ligjor dhe se në këtë drejtim është arrestuar.

Salah i cili ishte arrestuar pasi që ishte bastisur shtëpia e tij doli në gjykatë. Sheiku Salah, kohëzgjatja e paraburgimit ndaj të cilit u zgjat deri ditën e enjte, dha deklaratë të shkurtër për gazetarët në gjykatë. “Jam subjekt i një gjykimi politik si pjesë e politikave të zbatuara të qeverisë izraelite kundrejt arabëve. Arrestimi im ndodhi në këtë drejtim”, tha Salah.

Policia izraelite arreston sheikun Raed Salah

Pasi policia izraelite nuk lejoi Salah u detyrua të ndërpresë deklaratën e tij për gazetarët.

Halid Zeberka, avokati i sheikut Salah, në një deklaratë për AA tha se kohëzgjatje e paraburgimit të klientit të tij është zgjatur deri ditën e enjte.

Policia izraelite e kishte arrestuar liderin e Lëvizjes Islame Palestineze të vitit 1948, sheikun Salah në shtëpinë e tij në Ummul Fehim.

Në deklaratën e policisë izraelite theksohet se pasi në vitin 2015 u ndalua aktiviteti i lëvizjes palestineze islamike “personi nxitës” (Raid Salah) në disa raste i është adresuar masave, dhe deklaratat e tij i kanë transmetuar edhe mediat izraelite. Pretendohet se deklaratat e tij përmbajnë elemente të veprës penale.

Por policia izraelite nuk ka specifikuar se për cilat deklarata bëhet fjalë.

Izraeli në nëntor 2015 solli vendimin për ndalimin e veprimtarisë të Lëvizjes Palestineze Islamike 1948, dhe e shpalli të paligjshme duke e cilësuar si “organizatë terroriste” për shkak të aktiviteteve të saj kundër okupimit në Mesxhid-i Aksa dhe Jerusalemin Lindor./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne