Sali Berisha reagon për herë të parë për vrasjen në Bularat

Ish kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të japë qëndrimin e tij mbi vrasjen e djeshme të Kaçifas këtë të hënë, duke shkruar në rrjetin social.

Berisha shkruan në qëndrimin e tij se kur policia qëllohet, asaj i lind e drejta ta neutralizojë burimin e zjarrit. Ish kryeministri i shkon deri në fund “rregullave” mbi këtë rast, se me neutralizim nënkupton fillimisht dorëzimin e personit që ka qëlluar, më tutje plagosjen e tij dhe së fundmi, edhe asgjësimin, nëse dy rastet e para (dorëzimi e plagosja) janë të pamundura.

Berisha nga ana tjetër ka kërkuar nga Athina e Tirana zyrtare që të lënë mënjanë histerinë pasi nuk i shërbejnë të vërtetës.

Deklarate per ngjarjen ne Bularat!

Te dashur miq, dje nje banor i Bularatit, anetar ne forcat e armatosura te Greqise ka hapur zjarr per motive ekstremiste edhe ndaj policise. Natyrisht ne çdo rast qe hapet zjarr drejt policise kesaj te fundit i lind e drejta ligjore te neutralizoj burimin e zjarrit.

Kur them te neutralizoje nenkuptoj me kete dorezimin e kriminelit qe hap zjarr, plagosjen e tij dhe se fundi edhe asgjesimin e tij kur dy te parat jane ta pamundura.

Pavaresisht aktit te denueshem qe vuri ne rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushellime njerezore familjes se viktimes. Duke denuar disa reagime zyrtare te Athines por edhe te Tiranes, qe duan te perdorin rastin per qellime politike. Konsideroj te nevojshem nje hetim te plote dhe transparent te kesaj ngjarje.

Me kete rast bej thirrje per nderprejen e histerise primitive antishqiptare ne Athine dhe asaj antigreke ne Tirane, qe nuk i sherbejne as te vertetes dhe as bashkepunimit mes popujve dhe vendeve tona!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne