Salihi: Turqia mbron tërësinë territoriale të Irakut

Këto deklarata Salihi i bëri gjatë përgjigjes së pyetjeve të gazetarëve pas takimit me Konsullin e Përgjithshëm të Turqisë në Erbil, Hakan Karaçan.

Turqia është gjendur përherë pranë irakianëve, theksoi Salihi dhe shtoi: “Turqia është një vend fqinj që gjithmonë ka mbrojtur tërësinë territoriale të Irakut; ajo përherë u ka dhënë mbështetje të madhe irakianëve”.

“Turqia është një vend që e zgjat dorën e ndihmës. Ajo i ka hapur përherë dyert e saj për irakianët, qoftë në aspektin humanitar, qoftë në shërimin e të plagosurve”,- përfundoi Salihi.

Kurse Konsulli i Përgjithshëm, Hakan Karaçay tha se me Salihi kishte shkëmbyer mendime për çështje të ndryshme./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne