Shqiperia

Sallamet e rrugës, ish-drejtori i AKU, Besnik Jakaj: Rezikon jetën e konsumatorëve!

Në shumë dyqane mishi në Tiranë, por edhe herë-herë në tregje shihen sallame të ndryshme, të cilat nuk kanë etiketë, gjë që tregon se janë ilegale.

Ish drejtori i AKU Besnik Jakaj i ftuar në emisionin “Alert” në News24, e ka konsideruar tepër të rrezikshme konsumimin e këtyre produkteve.

Problemin, Jakaj e sheh te mungesa e kontrolleve të AKU, të cilat janë përgjegjëse për të marrë masa për garantimin e sigurisë ushqimore.

“Është procedurë administrative e AKU, duhet masa, etiketa jep garanci për konsum njerëzor. Tregjet janë detyrë e AKU që të kontrollohen, e certifikon vetëm AKU. Vlerësimi i rriskut, dominante në sigurinë ushqimore. AKU nuk është bazë ushtarake, por sektori me i rëndësishëm dhe jetik, ku përzgjidhen njerëz jo të duhur. Çdo produket që është jashtë licencimit të proceseve teknologjike përbën rrezik për konsumimin. Mënyra e të ushqyerit ndikon edhe në kodin gjenetik, abuzimet përbëjnë një alarm për shëndetin masiv të popullatës. Abuzime ka në të gjithë botën, por AKU ka detyrimin të bashkëpunojë me pushtetin vendor, policinë me të gjitha strukturat për të minimizuar rriskun, pasi siguria ushqimore është element i rëndësishëm i sigurisë kombetare”-u shpreh ish drejtori i AKU, Besnik Jakaj./ tpz

OPINIONE

INTERVISTA