Salvini i harron emigrantët e mbytur në Mesdhe dhe ia merr këngës (Video)

Zv/kryeministri i Italisë dhe njëkohësisht ministri i Brendshëm, Matteo Salvini duket se ka lënë pas çështjen e emigrantëve që po mbyten çdo ditë në Mesdhe dhe ia ka marrë këngës.

Ai ka kënduar këngën kult italiane të Vasco Rossit “Albachiara” bashkë me këngëtarin.

Salvini nuk ngurron të bëjë as autoironi nisur nga fakti se çdo gjë që bën apo thotë komentohet menjëherë në media si skandal.

“Një ministër që këndon “Albachiara”? Skandal! Për Sanremo ama nuk jam ende gati, e pranoj! Mbrëmje të këndshme miq, ju dua shumë”, shkruan Salvini bashkangjitur me videon e postuar në rrjetin e tij social “Facebook”.

Kujtojmë se Salvini njihet si një nga ministrat e Brendshëm me politikën më të ashpër ndaj emigrantëve. Vetëm pak ditë më parë, kur Organizata Ndërkombëtare për Migracionin bëri të ditur se numri i emigrantëve të mbytur është dyfishuar, Salvini reagoj duke thënë se edhe ata që shpëtojnë do të riatdhesoheshin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne