Samit për Jerusalemin, në Stamboll do të mblidhen shtetet e OBI

Me ftesë të Republikës së Turqisë, më 1 gusht në Stamboll do të mbahet një Samit i jashtëzakonshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) në të cilin do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të organizatës, ndërsa ka të bëjë me zhvillimet e fundit në Jerusalem.

Ky informacion është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, në njoftimin e së cilës thuhet se takimi i jashtëzakonshëm do të trajtojë zhvillimet e fundit në Jerusalem dhe në xhaminë Al-Aksa.

“Me ftësë të shtetit tonë, i cili kryeson me Komitetin ekzekutiv të OBI-t, më 1 gusht të vitit 2017 do të jemi nikoqir i takimit të ministrave të Jashtëm të OBI-t, që për temë do të ketë zhvillimet në Harem-i Sherif”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Jashme të Turqisë.

Organizata për Bashkëpunim Islamik (OBI) është një organizim ndërkombëtar i cili bën bashkë 57 shtete në të cilat Islami është religjon shtetëror, i shumicës ose i pakicës./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne