Shqiperia

Samiti i NATO-s, Rama takon presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të enjte Presidentin amerikan Donald Trump në Bruksel, ku po zhvillohet Samiti i vendeve të NATO-s.

Kryeministri shqiptar ka publikuar një foto në rrjetet sociale, teksa shtrëngon duart me presidentin e SHBA, Donald Trump

Rama e shoqëron foton me diçiturën: FOTO E DITES

Kujtojmë se gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kryeministri shqiptar u pozicionua kundër Trump

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Rama ka zhvilluar takime edhe me liderë të tjerë, si kancelaren Merkel, kryeministren May etj

Në Samitin e NATO-s, po diskutohet për sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit.