Samiti i OBI-t do të mbahet më 31 maj në Mekë

Përmes një komunikate të shkruar, organizata (OBI) njofton se samiti i 14-të do të mbahet më 31 maj në Mekë nën drejtimin e Mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz.

Tema e samitit do të jetë “Samiti i Mekës: Dorë për dorë drejt të ardhmes”. Në samit do të marrin pjesë liderët e vendeve anëtare të organizatës dhe pritet që të merret një pozicion i përbashkët në lidhje me çështjen palestineze dhe zhvillimet e fundit në disa vende anëtare.

Në fund të samitit pritet që krahas komunikatës përmbyllëse, ku vendin kryesor do ta zënë çështjet aktuale që interesojnë botën islame, të publikohet edhe Deklarata e Mekës.

Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz të premten u kishte bërë thirrje liderëve të vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe vendeve arabe për të mbajtur më 31 maj një samit të jashtëzakonshëm në Mekë.

Thirrja kishte marrë përgjigje pozitive nga Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhibuti dhe Jemeni./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne