Samiti i Rijadit: Dorëzimi i Irakut dhe Normalizimi me Izraelin

Kastriot Çipi 

1997 – 2026

Në ditët e para të protestës, unë nënshkrova, së bashku me shumë të tjerë, një deklaratë ku i bëhej thirrje klasës politike të shmangte një “97” të dytë. Mjerisht, kjo thirrje ra në veshë të shurdhër. Që prej ditës së djeshme, ne kemi hyrë në atë rrugë… Ndërsa shkruaj, protestuesit, pasi shkatërruan katin e parë të Ministrisë së Arsimit, i janë drejtuar një tjetër ministrie.

Mirepo situata e tanishme është tërësisht e ndryshme nga ajo e vitit 1997 dhe, për këtë arsye, protesta e tanishme rrezikon të na kushtojë shtrenjtë në njerëz dhe në ekonomi, por pa na dhënë zgjidhjen politike të vitit 1997.

Në vitin 1997, qeveria shqiptare ishte e izoluar ndërkombëtarisht. Vetëm Austria, një vend me peshë shumë të vogël gjeopolitike, vazhdonte ta mbështeste. Ndërsa diktaturo e sotme mbështetet nga BE-ja, SHBA-ja dhe… IZRAELI!

Në vitin 1997, peshorja u anua shpejt kur protestuesit sulmuan repartet ushtarake dhe morën armët. Sot kjo është e pamundur. Ushtria është riorganizuar dhe në vend të rekrutëve ka ushtarë profesionistë. Në vend të qindra me repartesh të vogla, ka disa dhjetëra garnizone të mirëorganizuara.

Në vitin 1997, forcat ushtarake ndërkombëtare erdhën për të parandaluar luftën civile, me konsensusin e të dyja kampeve politike, por duke imponuar zgjidhjen politike që kërkonin protestuesit: zgjedhje të reja parlamentare! Nëse vijnë sot, ato do të vijnë në kuadrin e NATO-s, për të vendosur rendin dhe për të shpëtuar qeverinë.

Në vitin 1997, protestuesit kishin mbështetjen e plotë të PS-së dhe partive të tjera opozitare. Sot protestuesit kanë mbështetjen e vetëm 3 partive opozitare, të cilat së bashku kanë vetëm 4 deputetë.

Dhe, çfarë është më e keqja (dhe për këtë kam paralajmëruar që ditën e parë), protesta ende nuk ka nxjerrë, pas 4 muajsh e gjysmë, një parti apo koalicion partish të gatshme për të hyrë në zgjedhje.

Çfarë trishtimi dhe zhgënjimi do të jetë, nëse brenda një viti shkojmë në zgjedhje të parakohshme, me trupat e NATO-s në rrugë, me ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Izraelit që bëjnë thirrje për të rizgjedhur Këllirat, dhe me të vetmen alternativë përballë tyre… Berishën…/fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne