Sanders: Okupimi izraelit në Palestinë duhet të përfundojë

Senatori amerikan Bernie Sanders, duke folur për konfliktin izraelito-palestinezë, ka deklaruar se “okupimi duhet të përfundojë”.
Sanders ka qenë një nga kandidatët kryesor për Presidencialet amerikane vitin e shkuar.

“Ne jemi tani në vitin 50 të okupimit të Izraelit, një okupim që mohon të drejtat themelore palestineze, ndërsa nuk i siguron sigurinë reale Izraelit”, tha Sanders në një mesazh video drejtuar partisë së majtë të izraelit Meretz.

“Unë e di që shumë prej jush janë dakord me mua kur them: ky pushtim duhet të përfundojë. Paqja – paqja e vërtetë – do të thotë siguri jo vetëm për çdo izraelit, por për çdo palestinez, do të thotë përkrahje për vetëvendosjen për të dy popujt”, shtoi ai, cituar nga gazeta izraelite “Haaretz”.

Mesazhi vjen në përvjetorin e 50-të të nisjes së asaj që quhet lufta gjashtë ditore e vitit 1967, që çoi në okupimin e një sërë territoresh nga Izraeli.

Në video, Sanders gjithashtu vlerësoi Meretz si “organizata politike më e shquar e Izraelit”, e cila qëndron për “barazinë, sigurinë, demokracinë dhe drejtësinë”, idealet që senatori i Vermontit tha se ai i ndan.

“Këto janë të njëjtat vlera që progresistët po luftojnë për Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën,” shtoi ai.

Sanders gjithashtu paralajmëroi kundër rritjes në SHBA, Evropë dhe në Izrael të “demagogëve që janë duke keqtrajtuar pakicat”, si Donald Trump.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne