Sapo po kthehej nga protesta, humb jetën naftëtari i Ballshit

Deputeti i Partisë demokratike Luan Baçi përmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar vdekjen e një prej protestuesve të rafinerisë së naftës në ballsh.

Baçi shkruan se Artan Voshtina, 50 vjeç, teknolog dhe specialist prej shumë vitesh në uzinën e balshit, menjëherë pasi është kthyer nga protesta, ka humbur jetën nga një arrest kardiak.

Voshtina ishte baba i dy fëmijëve dhe prej 4 muajsh ishte i papunë ndërsa kishte qenë i detyruar të punonte në një pikë karburanti.

Statusi i plotë:

“Sapo mesova, per nje lajme te trishte. Ndahet nga jeta, nje nga protestuesit, e rafineris, naftetari Artan Voshtina, banues ne Fier. Artani la pas bashkshorten dhe dy femijet e tij i la ne nje kohe, qe ata kane shume nevoj per Artanin. Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i merzitur i stresuar, zemra e tij nuk duroi me.

Teknolog specialiste prej shume vitesh, ne uzine, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shume kolege te tij te punes. I perkushtuar per punen ,shoqerine dhe familjen e tij. Ky shtet, kjo qeverri e korruptuar, keta bandite dhe hajdut, kontribuan, shume forte, per fatin e tij te ,trishte.

Ngushullime te sinqerta dhe te ndjera familjes. Ngushullime , edhe ju kolege, te punes, te Artanit protestues dhe greviste te urise. Mos e harroni Artan Voshtinen, protestoni edhe per Artanin, protestoni pa u ndaluar per familjen dhe femijet e tij. Ata kane shume nevoj sot, per ndihmen e te gjitheve”,shkruan Baçi./abcnews

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne