Sarajevasja, ironi me Sebastian Kurz: sapo e morra pagën për shaminë, po dal nga Çarshia

Vijojnë reagimet ndaj deklaratës së kreut të diplomacisë austriake, Sebastian Kurz, sipas së cilit në Sarajevë dhe Prishtinë, disa gra paguhen për t’u mbuluar.

Dhe veç atyre serioze dhe zyrtare, siç ishte i Bashkësisë Islame në Bosnje, e cila e hodhi poshtë pretendimin e Kurz-it, ka dhe prej atyre reagimeve dhe me pak nota humori. Një prej tyre ka qenë i Adla Muliqit nga Sarajeva, e cila në profilin e saj në Facebook iu përgjigj ministri të Jashtëm austriak në këtë mënyrë:

“I nderuar ministër Sebastian Kurz,

Këtë mëngjes morra pagën, madje para kohës. Po dal pak në Çarshi, sepse imazhi i qytetit varet nga ne, fundja kjo është edhe puna jonë. Shakanë mënjanë, pasi i fitojmë pagat tona në mënyrë të ndershme. Do të doja të kërkoj nga ju që të më dërgoni disa adresa kontakti, pasi unë shoh se ju jeni mirë i informuar, e të cilëve mund t’u drejtohem për ndonjë qindarkë më shumë.

I nderuar ministrër, motrat e mia të mbuluara janë ndër vajzat më të dobishme të kësaj shoqërie. Më të mirat në shkollë, të parat në punë të dobishme për shoqërinë, të zellshme, këmbëngulëse, të qëndrueshme, të ndershme, të sinqerta, të besueshme, kreative, komunikative, të kujdesshme … dhe lista është e gjatë.

Ne do të vazhdojmë të jetojmë dhe të vishemi ashtu siç dëshirojmë ne, duke iu bindur Zotit e i shërbyer kësaj shoqërie. E ju, duhet t’ju vijë turp!”, përfundon postimin e saj një ndër femrat me shami të Sarajevës. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne