Sarajevë, Meta mbron hapur Kosovën, ja si reagon Kryeministrja serbe

Dita e dytë e Samitit të SEECP në Sarajevë ka filluar me një takim të krerëve të shteteve në Jahorini. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sipas shtypit boshnjak, deklaroi: “Do të doja të filloja me Kosovën, që nuk është me ne këtu. Kosova u detyrua të anulonte pjesëmarrjen. Si mund të pretendojmë se kemi bashkëpunim, kur disa nga ne po bëjnë gjithçka për të përjashtuar të tjerë?! Respekti i dyfishtë është vendimtar për paqen dhe stabilitetin. Kjo është një mundësi që Bosnjë Hercegovina ta njohë republikën e Kosovës si një shtet i pavarur dhe ta respektojë atë,” nënvizoi Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Kujtojmë se Kosova e refuzoi ftesën “si denigruese”, që i ishte drejtuar nga kryetari i Presidencës së Bosnjes, Milorad Dodik, pasi në të Hashim Thaçi nuk ftohej si President i Kosovës dhe Kosova vetë përcaktohej si e panjohur nga disa shtete.

Por fill pas Metës, ka reaguar Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç: “Mikpritësit tanë nuk e njohin Kosovën. Në këtë tryezë po ashtu janë disa përfaqësues që nuk e njohin Kosovën si shtet. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinës nuk janë këtu. Ky është qëndrimi që Prishtina ka mbajtur ndaj rajonit dhe tani po tregon sa e interesuar është ajo,” theksoi Brnabiç./syri

ImageImageImageImageImage

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne