Sarajevë – Vullnetarët e “Marshimit të Paqes” nisen në drejtim të Srebrenicës

Vullnetarët pjesëmarrës në “Marshimin e Paqes” që organizohet në kuadër të 24-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës që u jetua në vitin 1995 në lindje të Bosnje-Hercegovinës, u nisën nga kryeqyteti Sarajevë.

33 vullnetarë, të cilët marrin pjesë në marshimin e quajtur “Marshimi i Paqes” që organizohet në rrugën pyjore të përdorur nga civilët e arratisur nga gjenocidi në Srebrenicë për të arritur në qytetin e Tuzlës pas kalimit të qytetit në duart e serbëve, u nisën në drejtim të Srebrenicës.

Çdo vit mes datave 8-10 korrik organizohet “Marshimi i Paqes” në kujtim të civilëve që deshën të largohen nga gjenocidi i Srebrenicës, i cili pranohet si tragjedia më e madhe njerëzore e jetuar pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Marshimi, i cili fillon në mëngjesin e 8 korrikut nga qyteza Nezuk dhe ku marrin pjesë mijëra persona nga vende të ndryshme të botës, përfundon më 10 korrik në varrezat monumentale në Potoçari.

Ndërkohë, të paktën 33 viktima të tjera të gjenocidit do të varrosen në ceremoninë përkujtimore dhe funerale më 11 korrik të këtij viti.

Në Varrezat Përkujtimore të Potoçarit janë të varrosur 6 mijë e 610 viktima të gjenocidit.

Më shumë se 8,000 civilë boshnjakë u masakruan dhe u varrosën në varre masive pasi trupat serbe të udhëhequra nga krimineli i luftës Ratko Mlladiç hynë në Srebrenicë më 11 korrik 1995.

Mbetjet mortore të viktimave të nxjerr dhe të identifikuar varrosen në varrezat përkujtimore më 11 korrik të çdo viti.

Edhe pse kanë kaluar 24 vjet nga ngjarja, mbetjet mortore të më shumë se një mijë viktimave të gjenocidit ende janë duke u kërkuar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne