Sarkazma e Trump: Kim Jong më quan ‘plakush’ por unë s’do thosha kurrë që ai është shkurtabiq dhe i shëndoshë

Me sa duket paralajmërimet për luftë janë shndërruar në batuta e epitete mes Donald Trump dhe Kim Jong Un.

“Përse Kim Jong-Un më fyen duke më quajtur ‘plakush’ kur unë nuk do t’i thosha kurrë se është ‘i shkurtër dhe i shëndoshë”. Kështu shtuan Donald Trump në një ‘tweet’ të postuar nga Hanoi në përfundim të turit të tij në Azi.

“Dua kaq shumë të jem miku i tij- shton Presidenti i SHBA-ve- Ndoshta një ditë do të ndodhë”.

Për një fjalim të ashpër disa ditë më parë, Kim ishte përgjigjur duke e quajtur Trump një ‘plak të çmendur’.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne