Sateliti kinez dërgon shifra të padekodueshme

Kina është vendi i parë që dërgon çelësa kuantikë nga një satelit drejt një baze në Tokë dhe që dërgon grimca drite në drejtim të anasjelltë.

Arritjet janë dy përparime të mëdha në përpjekje për të krijuar një rrjet botëror komunikimi të pa-hakueshëm.

Dy eksperimentet shënojnë përfundimin e dytë dhe të tretë të tre qëllimeve kryesore të “Micius”, satelitit të parë të komunikimit kuantik në botë, që Kina e lëshoi vitin e kaluar.

Në qershor sateliti “Micius” lëshoi grimca kuantike në dy stacione tokësore, Delingha në provincën Qinghai, si dhe në një stacion në Lijiang të provincës Yunnan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne