Sauditët nuk duan t’ja dinë për palestinezët, atyre u duhet vetëm ndihma e Izraelit kundër Iranit

Rijadi dhe princi Mohammed bin Salman në veçanti, do të miratojnë çdo lloj marrëveshje izraelito-palestineze që të heqin qafe pengesat e lidhura me opinionin publik që të bëhen bashkë me Tel Avivin kundër Teheranit, beson një ish këshilltar i sigurisë i Benjamin Netanyahut.

Ndërsa Izraeli dhe Arabia Saudite nuk kishin zyrtarisht marrëdhënie diplomatike, një dekadë më parë Rijadi propozoi një iniciativë që do të shihte normalizimin e marrëdhënieve midis kombeve arabe dhe Izraelit. Ndër kërkesat e saj, të miratuar prej Ligës Arabe, Iniciativa Arabe e Paqes i bënte thirrje shtetit hebre të tërhiqej nga territoret e pushtuara, përfshirë edhe nga Jerusalemi Lindor dhe të arrihej “një zgjidhje e drejtë për problemin e refugjatëve palestinezë.”

Megjithë rivendosjen e kufijve të vitit 1967 ende si pikë kryesore referuese në çfarëdo diskutimi është zgjidhja paqësore mes Izraelit dhe palestinezëve. Arabia Saudite ka të ngjarë të pranojë cdo marrëveshje mes rivalëve, beson Yaakov Nagel, i cili shërbeu si drejtor i sigurisë kombëtare të kryeministrit Benjamin Netanjah nga janari 2016 në maj 2017.

“Të gjithë e dinë se Iniciativa Arabe e Paqes nuk ka ndonjë kuptim. Gjërat nga brenda nuk mbajnë më ujë, “tha Nagel këtë javë. “Atyre [Sauditëve] thjesht u duhet një marrëveshje mes Izraelit dhe Palestinës. Atyre nuk u intereson; ata nuk duan tja dinë se si do të jetë marrëveshja. ”

Por Arabia Saudite do të përballet me problemin e opinionit në qoftë se krijon lidhje të ngushta me Izraelin, kështu që ajo do të jetë e gatshme të miratojë çdo copë letër si marrëveshje legjitime për të thënë se çështja palestineze është zgjidhur dhe se ka erdhur koha për të lëvizur përpara, beson Nagel.

“Ata nuk i pëlqejnë [palestinezët] më shumë dhe as më pak se ne. Ata duhet të thonë se është arritur një marrëveshje për të ndërmarrë hapat e mëtejshëm [drejt normalizimit]. Prandaj që kjo është ende një pengesë,” tha Nagel, duke shtuar se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman po e çon vendin në drejtimin e duhur.

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Arabisë Saudite kanë dëshmuar një afrimitet të dukshëm këtë muaj, pasi Arabia Saudite akuzoi Iranin dhe aleatin e tij rajonal Hezbollahun, për ndërhyrje në punët e Lindjes së Mesme dhe armatosjen e rebelëve Huthi në Jemen. Izraeli e ka konsideruar për një kohë të gjatë Iranin dhe Hezbollahun një kërcënim për ekzistencën e tij.

Vetëm këtë javë, kryeministri Benjamin Netanyahu tregoi se Izraeli po bashkëpunon fshehurazi me disa vende arabe. Lidhjet me botën arabe, përfshirë Arabinë Saudite u konfirmuan së fundmi edhe nga Ministri i Energjisë Yuval Steinitz. Më herët gjatë nëntorit, Shefi i Shtabit gjeneral-lejtnant Gadi Eizenkot, tha për gazetën e Arabisë Saudite Alaf se vendi i tij ishte gati për të ndarë “informacione sekrete” me Rijadin kundër Teheranit.

Megjithatë pavarësisht nga zhvillimet e paprecedenta, Arabia Saudite po i hedh poshtë me vendosmëri raportet se po punon me Izraelin. “Kushtet arabe janë të qarta, dy shtete me një shtet palestinez, kryeqyteti i të cilit është Jerusalemi Lindor. Sa për çështje të tjera, ato mund të zgjidhen midis izraelitëve dhe palestinezëve. Pozicioni i vendeve arabe ka mbështetur gjithmonë vëllezërit palestinezë. Ky mbetet pozicioni arab, “tha të hënën ministri i Jashtëm Adel al-Jubeir për televizionin e Egjiptit CBC./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne