Sauditët pohojnë vrasjen e fëmijëve në Jemen

Koalicioni saudit ka pohuar se ka sulmuar një autobus me fëmijë në provincën Saade të Jemenit.

Mansur Ahmed Mansur, zëdhënës mediatik i ekipit hetues për ngjarjen e sulmit ndaj autobusit në Jemen, i varur nga koalciioni agresor i Arabisë Saudite, ka thënë se sulmi ndaj autobusit me fëmijë ishte një gabim. Dhjetëra civilë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur rëndë, pasi avionët e Arabisë Saudite sulmuan një autobus që transportonte fëmijë në provincën veriperëndimore të Jemenit, Sa’ada. Autobusi u sulmua në një treg në qytetin Zahin të provincës Sa’ada, njoftoi rrjeti televiziv i Jemenit al-Masirah. Ministria e shëndetësisë e Jemenit tha se 50 civilë, kryesisht fëmijë, u vranë dhe rreth 77 të tjerë u plagosën në sulm. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha në një deklaratë se autobusi transportonte fëmijë. Johannes Bruwer, kreu i delegacionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Jemen, gjithashtu tha se shumica e viktimave ishin nën moshën 10 vjeçare.

Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne