Scholz: Tarifat e SHBA-së të gabuara dhe ilegale, BE-ja të kundërpërgjigjet me forcë

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, e cilësoi të enjten si të gabuar dhe ilegal vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të imponuar tarifa kërcënuese mbi importin e çelikut dhe aluminit duke thënë se Bashkimi Evropian duhet të kundërpërgjigjet me forcë.

“Kjo nuk është një ditë e mirë për marrëdhëniet transatlantike”, deklaroi Scholz për gazetarët, pasi mbërriti në resortin kanadez të skive në Uistler për një takim të ministrave të Financave dhe Bankave Qendrore të G7-ës.

BE-ja, Meksika dhe Kanadaja morën fillimisht përjashtime kur Presidenti amerikan, Donald Trump, shpalli tarifat e përgjithshme mbi importin e metaleve, të cilat hynë në fuqi në mars, por të enjten Uashingtoni njoftoi se këto tolerime do të hiqen.

Ky njoftim shkaktoi shumë kritika nga vendet e prekura dhe nga disa prej krerëve të Partisë Republikane të Trumpit. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne