“S’do jetë më Shqipëria lavatriçe e pastrimit të parave”, Meta: Në 2 mars të gjithë në Bulevard në mbrojtje të Kushtetutës

Presidenti Ilir Meta ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen thirrjes së tij për të protestuar në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Duke marrë shkas nga një raporti i Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, në të cilin thuhet se Shqipëria është sërish në listën gri të pastrimit të parave, kreu i shtetit thekson se vendi ynë nuk do të jetë më “lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.”. Mes të tjerash ai i bën thirrje shqiptarëve që të bëhën bashkë për Kushtetutën dhe Shqipërinë.

REAGIMI I METËS
Të dashur qytetarë!

Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim.
Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.
Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.
Bashkë për Kushtetutën!
Bashkë për Shqipërinë! 🇦🇱
/BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne