Së shpejti hapet spitali turk në Gazë

Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh tha se ka përfunduar ndërtimi i “Spitalit të Miqësisë Turqi-Palestinë”, i cili është ndërtuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Gazën e izoluar për shkak të bllokadës izraelite dhe përurimi i spitalit do të bëhet së shpejti.

Në fjalën që mbajti në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës Kombëtare për Diagnostikimin e Kancerit dhe Sëmundjeve Gjenetike, e cila është ndërtuar në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, që mbahet i pushtuar (nga Izraeli), kryeministri Shtayyeh tha: “E rëndësishme për ne është të lehtësojmë dhimbjet e popullit tonë që jeton në Gazë, Jerusalem dhe në kampet e refugjatëve, si dhe të përmirësojmë kushtet e tyre të jetesës”.

Kurse në lidhje me Spitalin e Miqësisë Turqi-Palestinë, që është ndërtuar në Gazë, Shtayyeh tha se “Së shpejti do të përurojnë edhe spitalin turk me kapacitet rreth 200 shtretër në Gazë”.

Spitali në Rripin e Gazës, i cili mban emrin “Spitali i Miqësisë Turqi-Palestinë dhe është ndërtuar nga TIKA me një kosto mbi 62 milionë dollarë, do të jetë “spitali më i madh dhe modern i Palestinës”. Spitali do përbëhet nga 10 blloqe dhe ka një kapacitet prej 180 shtretër, shtoi kryeministri Shtayyeh./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne