Seanca gjyqësore e HEC-it të Zall Gjoçaj/ Banori: Po na varrosin të ardhmen

Ditën e sotme është bërë seanca gjyqësore për Hecin e Zall Gjoçaj në gjykatën administrative ku ka marrë pjesë edhe ambientalisti Sazan Guri ndërsa banorët e nuk kanë marrë pjesë në seancën dëgjimore.

Sipas Gurit studimet e bërë nga kompania janë para tre vitesh.

“Studimet që ka kompania janë para tre vjetësh, ministrja e Km firmos dokumente të falsifikuara dhe studimet për terrenin janë të pa baza. Kreu i komunës Derjan e ka kundërshtuar projektin ndërsa për lumin Uraks janë ndryshuar të dhënat” u shpreh Guri.

Një nga qytetarët tha se ky është ujë që pinë banorët dhe se ata që firmosën do të përfundojnë pas hekurave.

“Po varrosin të ardhmen e kombit të fëmijëve tanë, është një pasuri kombëtare, ujë që e pinë banorët. Ata që kanë hedhur firmën do të futen pas hekurave.”/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne