Seanca gjyqësore ndaj protestuesve kuksianë, masa të rrepta sigurie në Shkodër, policia rrethon gjykatën

Kur kanë mbetur vetëm pak minuta nga nisja e seancës në Gjykatën e Shkodrës, Policia ka rrethuar të gjithë zonën.

Në orën 11:00, në Gjykatën e Apelit në Shkodër, do të zhvillohet seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për 11 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.

Edhe këtë herë policia ka marrë pasa të rrepta sigurie, pasi është njoftuar dhe zhvillimi i një proteste në mbështetje të kuksianëve të arrestuar.

Deputetë dhe aktivistë të Partisë Demokratike do të jenë ditën e sotme prezentë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, ku janë ankimuar 23 masat e sigurisë dhënë nga Gjykata për protestuesit e Rrugës së Kombit.

Të arrestuarit në Apel sot:

Shpëtim Toda, Xhevahir Hereni, Elton Cengu, Florin Onuzi, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi, Ervis Ruçi, Rasim Onuzi, Vasil Laçi, Abdi Haziri dhe Edmond Matmuja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne