Seanca për lirimin e Tahirit, Donald Lu denoncon publikisht: U janë ofruar para gjykatësve

Në një kohë kur nesër pritet të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit mbi kërkesën e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie” dhënë Gjykata nga Krimeve të Renda, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka thënë se vendimi i Apelit duhet të bazohet mbi prova dhe jo presione.

Donald Lu i ka bërë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje. “Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, ka thënë Donald Lu për BW.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dy akuza ndaj Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm; trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë. Për akuzën e parë, trafik droge, Kodi Penal parashikon nga 10 deri në 20 vite burgim. Për akuzën e korrupsionit nga 4 deri në 12 vite burg.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne