Seancë urgjente e KS të OKB-së për trazirat në Jerusalem

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) do të mbajë të hënën një seancë urgjente me qëllim të uljes së tensioneve në Jerusalem.

Mbledhja është thirrur me kërkesë të Suedisë, Francës dhe Egjiptit, konfirmoi në rrjetet sociale i dërguari i Përhershëm i Suedisë në KS-OKB, Olof Skoog.

Qëllimi i seancës është gjetja e një zgjidhjeje për situatën në Jerusalem.

Kriza u përshkallëzua të premten në mëngjes, kur policia izraelite vrau tre palestinezë para dhe në kompleksin Al-Aksa, ku e gjitha rezultoi me trazira të përgjithshme në të cilat u plagosën disa njerëz, përfshirë dy policë izraelitë të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital.

Policia izraelite më pas urdhëroi mbylljen e kompleksit Al-Aksa ndërsa palestinezët për herë të parë që nga pushtimi i vitit 1967 namazin e xhumasë e falën jashtë mureve të qytetit të vjetër.

Nga e premtja deri të hënën banorët lokal muslimanë nuk mundën të hyjnë në kompleksin Al-Aksa, ndërsa më vonë policia izraelite vendosi pika kontrolli shtesë me detektorë të metalit. Për këto arsye, palestinezët refuzojnë të hyjnë në kompleksin e xhamisë dhe namazet i kryejnë në rrugë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne