Sebastiani dhe Boltoni janë një, nuk ndryshojnë fare!

nga Abdullah Muradoglu.

Vendimi i kancelarit austriak Sebastian Kurz për të mbyllur shtatë xhami nuk ishte ndonjë befasi. Grupimi i njerëzve që mbështesin partitë raciste të krahut të djathtë dhe që janë anti muslimanë dhe anti emigrantë, tashmë dihet që prej një kohë të gjatë i konsiderojnë xhamitë si kërcënim. Përvec faktit të ekzistencës së ketij problemi në Evropë, ekziston edhe një rast i ngjashem me ish-shefin strategjik të SHBA-së Steve Bannon, i cili e përshëndeti ngritjen e partive të djathta në Evropë me një entuziazëm të madh duke i dhënë asaj një kuptim revolucionar. Bannon, i cili u shkarkua nga Shtëpia e Bardhë për dërdëllitjet e bëra, u kthye në pozitat drejtuese në Breitbart News.

Biznesmeni miliarder Robert Mercer, i cili ishte një donator i madh i Trumpit gjatë zgjedhjeve, ishte financuesi i Breitbartit, e cila ishte një platformë e lëvizjeve ekstremiste të krahut të djathtë. Familja Mercer nuk mund ta mbante më Bannonin, i cili ishte shkarkuar nga Trumpi. Bannoni, i cili u nxorr jashtë Breitbartit, kreu nje aktivitet duke u marre dhe ndjekur partitë ekstreme të djathta në Evropë. Në fakt, ai i vëzhgoi edhe zgjedhjet italiane nga afër. Bannon u duk i papërmbajtshëm nga fitorja e partive radikale të djathta në zgjedhje.

Bannon vendosi lidhje ideologjike mes partive radikale të djathta në Evropë dhe levizjes Tea Party, e cila përfaqëson përkrahësit të cilët janë më të prirur për të djathtën në Partinë Republikane të Shteteve të Bashkuara. Për më tepër, ai i quajti këto parti “levizja botërore Tea Party”. Bannon ka marrëdhënie shumë të ngushta me udhëheqësit e krahut të djathtë në Evropë. Mes tyre është ish lideri i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar, Nigel Farage dhe liderja e Frontit Nacional Francez, Marine Le Pen. Në Holandë, Geert Wilders, i cili është një politikan anti-islam dhe anti-imigrant, gjithashtu është i përfshirë në lëvizjen botërore Tea Party” të Bannonit. Ashtu si Bannoni edhe Wildersi, i cili e konsideron veten si një i “krishterë sionist” është gjithashtu një personalitet i vijës së ashpër pro Izraelit.

Në Shtetet e Bashkuara, Fred Fleitz, i cili ishte pozicionuar si njeriu i dytë pas John Boltonit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, nuk është shumë më ndryshe nga Sebastian Kurz. Fleitz ka mbajtur poste të larta në Qendrën për Politikat e Sigurisë (CSP), e cila është e njohur për ndjesitë e saj anti-islame. Fleitz shpesh herë ka shprehur pikëpamjet e tij në Breitbart News. Fleitz dhe CSP argumentojnë se xhamitë në Amerikë po punojnë për të promovuar një axhendë të fshehtë xhihadiste. Kjo është arsyeja pse emërimi i Fleitz në nivelin më të lartë të NSC-së nga Boltoni i ka shqetësuar myslimanët amerikanë.

Ajo që Richard Grenell, i cili në fund të prillit u emërua ambasador i SHBA-së në Berlin, tha gjatë një intervistë, e cila u publikua në “Breitbart News” në fillim të këtij muaji, ka shkaktuar një krizë të vogël. Kancelari austriak Sebastian Kurz është udhëheqësi më i admiruar i Grenellit, i cili tha se dëshiron të punojë për të fuqizuar partitë e krahut të djathtë në Evropë. Natyrisht që për shkak të deklaratave te Grenellit pati reagime të ashpra nga Gjermania. Kishte nga ata që e akuzuan Grenellin se kishte folur si një oficer kolonial dhe jo si një diplomat, ndërsa shumë njerëz të tjerë bënë thirrje që ai të deportohej. Bob Menendez, një anëtar i lartë demokrat i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë, gjithashtu kërkoi nga Departamenti Amerikan i Shtetit të ngrinte një hetim kundër Grenellit. Grenelli i tërhoqi deklaratat e tij të publikuara në Breitbart dhe tha: “Mendoj se duhet të bashkëpunoj me të gjitha qeveritë dhe partitë politike për të mbështetur marrëdhëniet transatlantike”.

Grenelli, veprimi i parë i të cilit ishte vizita në ambasadën izraelite në Gjermani, tërhoqi mjaft kritika të ashpra kur kërkoi që kompanitë gjermane të ndalnin aktivitetet e tyre në Iran në momentin që Trump anulloi marrëveshjen bërthamore.

Në fakt, Grenell të jep përshtypjen e qëndrimit pro-Izraelit të administratës Trump, ashtu sikurse Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Nikki Haley, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton. Do të doja që ti riktheheshit edhe një herë kujtesës suaj; Grenelli ka qenë zëdhënësi zyrtar i Boltonit, i cili kishte qenë ambasador i SHBA-së në OKB për një kohë gjatë mandatit të ish-presidentit Xhorxh W. Bush. Është e njëjta fuqi që e bëri Boltonin këshilltar të Sigurisë Kombëtare dhe e bëri Grenellin ambasadorin e Berlinit./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne