Sejamini: Rama është ndërtuesi më i madh në histori, sot bën si i pafajshëm për katrahurën urbanistike

Neritan Sejamini, ka komentuar sjelljen e kryeministrit Rama, pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Sejamini shpreh habinë për sjelljen e kryeministri, i cili bën si i pafajshëm për katrahurën urbanistike në Tiranë, pasi ai ka dhënë leje ndërtimi në plotë tre mandate në krye të Bashkisë së Tiranës dhe është ndërtuesi më i madh në historinë e Shqipërisë.

Edi Rama eshte ndertuesi me i madh ne historine e Shqiperise dhe ndoshta me gjere. Ka 20 vjet qe jep leje ndertimi pa nderprerje—ka dhene mijera leje ndertimi per dhjetra miliarda euro. Nuk ka lene shesh, terren sportiv, lulishte dhe park pa e kthyer ne shesh ndertimi.

Ndaj eshte shume interesante teksa e degjon sot se sa i pafajshem duket per katrahuren urbanistike dhe te ndertimit ne Shqiperi“, shprehet Sejamini./TPZ.al/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne