Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper zhvilloi një vizitë surprize në Afganistan

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, i cili po zhvillon një vizitë surprize në kryeqytetin Kabul të Afganistanit, u takua me Presidentin Eshref Gani.

Në takimin e zhvilluar në Pallatin Presidencial të pranishëm ishin edhe ambasadori i ShBA-së në Kabul, John Bass dhe komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, Scott Miller.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Esper shprehu kënaqësi për zgjedhjen e suksesshme të presidentit të Afganistanit.

Esper tha se mbështetja e ShBA-së për forcat e sigurisë së Afganistanit do të vazhdojë.

Presidenti Gani shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e SHBA dhe tha që qeveria po bën përpjekje serioze për të luftuar korrupsionin.

Në një deklaratë të bërë nga Pallati Presidencial u tha se Esper dhe Gani diskutuan gjithashtu çështjen e bisedimeve të paqes me talebanët.

Në kuadër të forcave të NATO-s në Afganistan ndodhen 14 mijë trupa amerikane./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne