Bota

Sekretari amerikan i shtetit viziton Turqinë

Sekretari amerikan i shtetit para disa orëve ka filluar vizitën e tij zyrtare në Turqisë. Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, arriti në Ankara për të biseduar për luftën kundër grupit ekstremist ISIS.

Departamenti i Shtetit tha se bisedimet e Tillersonit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë do të fokusohen në hapat përpara të fushatës për mposhtjen e grupit terrorist ISIS në Siri dhe Irak. Ankaraja po i bën presion Uashingtonit që të nisin një luftë të përbashkët, për rikthimin e kontrollit të qytetit Raka, që është bastioni i fundit i ISIS në Siri. Turqia do që kurdët sirianë, që gëzojnë mbështetjen e SHBA-së, të përjashtohen nga operacionet. Bisedimet e sotme pritet të prekin edhe kërkesën e Ankarasë për ekstradimin nga SHBA-ja të klerikut fetar, Fethullah Gulen. Autoritetet turke e kërkojnë atë nën dyshimet se ka organizuar përpjekjen për grushtshtet në Turqi, korrikun e kaluar./ PT

OPINIONE

INTERVISTA