Sekretari i Përgjithshëm i NATO, vizitë të papritur në Tiranë

Thellimi i përditshëm i krizës politike në Shqipëri, ka rritur shqetësimin edhe në nivelet më të larta të politikës dhe institucioneve ndërkombëtare. Kështu Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s mbërrin të dielën në Tiranë, në një vizitë të paplanifikuar më parë.

Mësohet se përpara ndalesës për në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, e cila ishte e planifikuar më herët për në datat 2 dhe 3 qershor, kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut ka vendosur që të bëjë një ndalesë në kryeqytetin shqiptar, vetëm pak orë përpara protestës së radhës së opozitës.

Stoltenberg në vizitën e tij disa orëshe në Tiranë, pritet të takohet me presidentin Ilir Meta dhe me kryeministrin Edi Rama, me të cilin është planifikuar të zhvillohet edhe një konferencë për shtyp ku pritet të dërgohen disa mesazhe të forta, lidhur me zhvillimet e fundit në vend. /syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne