Sekuestrimi i pasurive të Ndroqit/ Ironia e Andi Bushatit:“SPAK ka marrë vendin e ISHP-së”

Menjëherë pas sekuestrimit të pasurive të  Ylli Ndroqit, vijnë dhe reagimet e para nga ana e gazetarëve.

Andi Bushati  përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar vendimin duke thënë se mbylljen e RTV ORA e kërkonte edhe qeveria para disa javësh, përmes ISHP-së.

“Në sekuestrimin e pasurive të pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, për shkak të aktivitetit të tij si trafikant, nuk duhet harruar edhe një detaj i vogël. Atë që po bën sot SPAK, donte ta bënte pak kohë më parë Ministria e Shëndetësisë, e cila kërkoi mbylljen e TV, pasi thërriste më shumë se dy vetë në studio,” shkruan Bushati./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne