Selami akuzon rëndë Bashën mes fishkëllimash në Kuvendin Kombëtar të PD

Sipas Eduart Selamit, kritikut të Bashës dhe kundërshtarit të këtij të fundit për drejtimin e partisë korrikun e shkuar, statuti që pritet të votohet sot nga Kuvendi Kombëtar është statuti më i keq që ka pasur PaUpload Filesrtia Demokratike në historinë e saj.

“Ky është statuti më i keq që ka pasur PD.” – deklaroi Selami, duke shtuar se PD është në shërbim të Lulzim Bashës.

Selami i kërkoi Bashës të hapë partinë dhe të bëjë analizat e humbjeve të njëpasnjëshme të 5 viteve të fundit.

“Ky është momenti, e ka kthyer PD në shërbim të një njeriu të kryetarit. Zoti Basha, lidershipi s’është pushtet dhe pozitë, është vlera, morali. Ky nuk është statuti i bashkimit, është i përjashtimit, fjala përjashtim në statut përmendet disa herë.

Në prill shkarkoi 22 kryetarë dege, e morëm vesh nga TV, s’u hapi as telefonin, tani s’do quhet më shkelje statuti tani e ke me statut ti shkrije.

Për këtë brohorisni ju? Shumë keq, mos mendoni se unë ju drejtohem vetëm ju, i drejtohem edhe demokratëve që janë aty jashtë, të heshtur.

Zoti Basha tërhiqe këtë statut, mbaj premtimin, hape PD-në, bëj analizën e humbjeve, e treta për PD, dhe kjo punë vetëm do vazhdojë nëse vazhdon kështu. PD do mbijetojë nëse do largoheni.” – u shpreh Selami.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike nuk harroi të përmendte edhe vjedhjen e votave gjatë votimeve për zgjedhjen e kryetarit verën e shkuar.

“Faktet treguan një video duke vjedhur votat brenda nesh. Mund të jetë një nga ata që bërtasin. Si mund të jemi ne partia e lirisë dhe demokracisë kur vidhen votat brenda nesh? A doni ta bëni si në 1995? Bëjeni. Unë jam këtu për të treguar se kjo nuk është rruga për PD-në, as për opozitën, as për të djathtën. As për Shqipërinë”- u shpreh Eduart Selami.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne