Selimi kritikon Haradinajn: Nuk mbrohet UÇK-ja duke heshtur

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka komentuar ftesën e Gjykatës Speciale për Ramush Haradinaj. Selimi ka kritikuar kryeministrin në largim që ka zgjedhur të mbrohet në heshtje, duke thënë se UÇK nuk mbrohet në këtë mënyrë.

“Nuk mbrohet UÇK duke heshtur, heshtin vetëm ata që e ndjenjë fajësinë”, ka thënë Selimi.

Selimi i është kundërpërgjigjur edhe Daut Haradinajt, i cili ka thënë se deputeti i VV-së ia ka huqur gjithë në politikë.

“Po të kishim menduar njejtë do të ishim në të njëjtin subjekt politik, unë nuk jam aksidentalisht në VV, unë vetë kam zgjedhur që të jem këtu. Me AAK kam qenë një vitë, por kam bërë veprim të mirë që jam tërheq”, ka thënë Selimi në T7.

Deputeti i LVV-së ka thënë se AAK-ja ishte dorëzuar para LDK dhe PDK.

“Ka dy raste kur AAK është dorëzuar para LDK dhe PDK, por do ta kundërshtoja po të isha pjesë e AAK-së ende”, ka shtuar Selimi./periskopi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne