Senati amerikan konfirmon sekretar shteti ish-shefin i CIA-s Mike Pompe

Ish-drejtori i CIA-s, Mike Pompe, është votuar për sekretar shteti, duke i dhënë fund kështu një beteje tepër të vështirë konfirmimi.

Më parë, ish-drejtori i CIA-s, është akuzuar nga demokratët si mbrojtës i pikëpamjeve anti-myslimane dhe homofobike.

Senati amerikan votoi me 57-42 vota, duke e miratuar atë si diplomatin më të lartë të SHBA-së dhe numri dy i presidencës së Donald Trump.

Paraardhësi i tij, Rex Tillerson u shkarkua muajin e kaluar nga presidenti përmes një mesazhi në Twitter.

Ky aprovim nga senati, duket se ka ardhur në kohë për të, pasi pritet të udhëheqë një delegacion të SHBA-së në Bruksel, për të biseduar këtë fundjavë me ministrin e Jashtëm të NATO-s.

Gjatë kësaj periudhe, ai është marrë me organizimin e një takimi mes presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut në muajt e ardhshëm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne