Senati amerikan miraton projektligjin për turqit ujgurë

Senati amerikan miratoi një projektligj i cili parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj zyrtarëve kinezë për shkak të politikave shtypëse kundër turqve ujgurë në rajonin autonom ujgur Xinjiang.

I paraqitur në Senat përmes iniciativave të senatorit republikan Marco Rubio, projektligji u miratua unanimisht.

Në projektligj, i bëhet thirrje qeverisë së presidentit Donald Trump që të zbatojë sanksione ndaj disa zyrtarëve kinezë që janë përgjegjës për presionin dhe dhunën ndaj turqve ujgurë dhe pakicave të tjera muslimane.

Gjithashtu në projektligj kërkohet që Departamenti Amerikan i Shtetit të përgatisë një raport për shkeljet e të drejtave të njeriut në rajon.

Një version i projektligjit në fjalë u miratua në senatin amerikan në nëntor 2019. Ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve pasi bëri disa ndryshime ia dërgoi përsëri Senatit në dhjetor 2019.

– Komenti i parë nga Rubio

Projektligji që u miratua në Senat pas disa ndryshimeve, pritet që së shpejti të rivotohet dhe miratohet sërish në Dhomën e Përfaqësuesve dhe më pas t’i paraqitet presidentit Trump për miratim.

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter pas miratimit të projektligjit, Rubio është shprehur: “Pak më parë kemi miratuar në Senat projektligjin për të drejtat e duhura të njeriut i cili parashikon që Partia Komuniste e Kinës të mbahet përgjegjëse për trajtimet e vrazhda të saj. Shpresoj që projektligji të kalojë nesër në Dhomën e Përfaqësuesve dhe më pas të marrë miratimin e presidentit Trump”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne