Senati amerikan vendos sanksione të reja kundër Iranit dhe planifikon të njëjtën gjë edhe kundër Rusisë

Anëtarët e Senatit amerikan të mërkurën në mbrëmje (sipas kohës lokale) kanë vendosur për sanksione të reja kundër Iranit dhe në bazë të kësaj ata pritet të vendosin sanksione edhe kundër Rusisë. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Rex Tillerson, sekretari i DASH ka shprehur kundërshtimin e tij për zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe këtë gjë e ka konsideruar mbyllje të rrugës për negociata midis dy palëve. Ditë më parë, Senatori amerikan, Rand Paul, ka paralajmëruar administratën e Donald Trump kundër vendosjes së sanksioneve të reja ekonomike ndaj Iranit, duke thënë se sanksionet e reja janë një punë e budallait dhe nuk do të funksionojnë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne