Senatori Rand Paul: Sauditët po vrasin me armët amerikane

Senatori amerikan Rand Paul ka kritikuar marrëveshjen e armëve me vlerë 110 miliardë dollarë të nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump me Arabinë Saudite, duke përmendur krimet e vazhdueshme të Arabisë Saudite në luftën në Jemen, si dhe indekset e saj dëshpëruese për të drejtat e njeriut.

“Sa e keqe është situata në Jemen, 17 milionë njerëz jetojnë nën kërcënimin e përhershëm të urisë” tha të martën në Kongres republikani Rand Paul. “Çfarë thonë njerëzit për këtë? Ata thonë se kriza humanitare në Jemen mund të jetë më e keqe se Siria. Më lejoni ta përsëris këtë, sepse askush në Amerikë nuk po e dëgjon këtë. Gjithkush po i kushton vëmendje disa shfaqjeve palidhje në Kongres, diskutimeve të rëndomta që po ndodhin në komisione. Askush nuk flet fare për këtë”-shtoi senatori i shtetit Kentaki. “Ekspertët thonë se kriza në Jemen është më keq se Siria. Miliona njerëz kanë ikur nga Siria, qindra mijëra kanë vdekur, dhe njerëzit po parashikojnë që Jemeni mund të jetë edhe më keq “-theksoi ai. Gjatë udhëtimit të tij të parë në Arabinë Saudite muajin e kaluar, Trump nënshkroi një marrëveshje armësh prej 110 miliardë dollarësh me sauditët, me mundësi për të shitur deri në 350 miliardë dollarë gjatë 10 viteve. Liderët demokratë në Senat po përkrahin përpjekjen e Rand Paul për të bllokuar, ndër të tjera, shitjen e municioneve precize me vlerë 510 milion dollarë regjimit saudit. Lideri i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, njoftoi se po mbështeste rezolutën që Paul e kishte paraqitur së bashku me senatorët Demokratë Chris Murphy dhe Al Franken.

“Unë do të mbështes zgjidhjen e Senatorit Murphy për mosmiratim të shitjes së municioneve Arabisë Saudite” tha Schumer në një deklaratë. “Të drejtat e njeriut dhe shqetësimet humanitare janë dokumentuar mirë dhe janë të rëndësishme: një shqetësim i barabartë për mua është se qeveria saudite vazhdon të ndihmojë dhe mbështesë terrorizmin nëpërmjet marrëdhënieve të saj me vehabizmin dhe financimin e shkollave që përhapin propagandën ekstremiste në të gjithë botën” shtoi ai. Senatorët që mbështesin rezolutën argumentojnë se shitja e armëve do ta bënte Uashingtonin partner në krimet e luftës së Arabisë Saudite në Jemen./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne