Senatorja demokrate: Trump duhet të thirret në interpelancë

Senatorja demokrate dhe kandidatja për zgjedhjet paraprake për president të Amerikës deklaroi se do ta detyrojmë Trumpin që të japë përgjigje dhe do ta thërrasim në interpelancë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Elizabeth Warren në një mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar: “Donald Trump në mënyrë të hapur nga livadhet e Shtëpisë së Bardhë kërkon ndërhyrjen e shteteve të haja në zgjedhjet presidenciale dhe nëse ai mendon që kryerja e kësaj shkelje të ligjeve në mënyrë të hapur mund të bindë qytetarët se kontaktet e tij sekrete nuk kanë qenë të paligjshme, ai po gabon shumë”.

Këto deklarata të Elizabeth Warren janë bërë në reagim ndaj kërkesës së re të presidentit amerikan Donald Trump nga Kina dhe Ukraina për të hetuar në lidhje me veprimtarinë tregtare të djalit të Joe Biden, kandidatit demokrat në zgjedhjet paraprake për zgjedhjet presidenciale 2020 në Amerikë./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne