Senida Mesi zbulon skenarin se si do të zgjidhet kryebashkiaku i ri në Shkodër

Deputetja socialiste, Senida Mesi, ka zbuluar një skenar sesi do të zgjidhet ngërçi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë së Shkodrës.

Mesi thekson për “Gazeta Shqiptare”, se Presidenti duhet të dekretojë datën e re, në të kundërt Kuvend mund të miratojë një dispozitë të veçantë që t’i japë kompetencë KQZ të përcaktojë datën e zgjedhjeve në këtë bashki.

Si do të zgjidhet çështja e zgjedhjes së kryetarit të ri të Bashkisë së Shkodrës?

Bashkisë Shkodër do të duhet t’i dekretohet një date e re zgjedhore për zgjedhje të pjesshme të parakohshme për kryetar bashkie. Deri tani kjo nuk ka ndodhur nga ana e Presidentit, i cilin është Institucioni i vetëm që ka këtë detyrë kushtetuese. E kam deklaruar dhe më parë që me këtë President apo me tjetër, Shkodra do ketë zgjedhje të parakohshme të pjesshme dhe do të ketë kryetarin e saj të zgjedhur. Në të kundërt Kuvendi mund të miratojë një dispozitë të veçantë që t’i japë kompetencë KQZ-së për të përcaktuar një datë zgjedhore për Shkodrën./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne