Serbët e nxjerrin inatin e ‘Shqiponjës’ në Vjenë; 30 automjete policie dhe 1 helikopter për të shuar trazirat

Fitorja e Zvicrës kundër Serbisë në Kupën e Botës nuk është pritur mirë nga serbët. Por ajo që ka nxehur më shumë situatën ishte festimi me simbolin e shqiponjës nga dy autorët e golave në Kalingrad, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Ndonëse në Rusi, Zvicër dhe Serbi nuk është raportuar për incidente pas ndeshjes, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Vjenën.

Mediat e këtij vendi raportojnë për trazira në rrugët e kryeqytetit midis tifozëve serbë dhe forcave të policisë. Xhama të thyer dhe veprime të tjera vandale janë regjistruar përgjatë gjithë mbrëmjes në Vjenë.

Autoritetet austriake kanë dërguar në vendngjarje rreth 30 automjete të policisë dhe një helikopter që patrullonte gjendjen nga ajri. Pasi disa orësh përplasje, policia ka arritur të rikthejë rendin në Vjenë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne