Rajoni

Serbët e Veriut vazhdojnë që ti mbajnë automjetet me targa serbe, ja statistikat

Ndërsa për shqiptarët e Kosovës dënimet janë tejet të mëdha nëse dalin me veturat e tyre të paregjistruara në rrugë, kjo nuk është një problem për banorët e komunitetit serb në Veri të Kosovës.

Serbët që jetojnë në këtë pjesë, pa fije problemi në veturat e tyre vazhdojnë të mbajnë ende targat ilegale serbe me iniciale të qyteteve të Kosovës (KM, PR etj), pastaj targa të qyteteve të Serbisë, por ka edhe vetura të shumta që janë pa targa fare.

Këtë e pranon edhe vet Ministria e Punëve të Brendshme.

“Automjete të regjistruara, vazhduara, riregjistruara brenda 2017 janë 552. Automjete të regjistruara, vazhduara, riregjistruara brenda 2018 janë 136”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Sipas statistikave të fundit të OSBE të vitit 2015, popullsia e komunës së Mitrovicës Veriore është 29,460 banorë.

Shumica e kësaj komune përbëhet nga serbë të Kosovës, dhe një pjesë të vogël nga shqiptarët.

Në anën tjetër, sipas policisë së Kosovës gjatë janarit dhe shkurtit të vitit 2018, në Mitrovicën Veriore janë shqiptuar 1070 tiketa, numër ky tejet i vogël në krahasim me komunat tjera.

OPINIONE